U kap me paratë e trafikantëve, ish-lojtari i Skënderbeut përfundon në burg


Ish-futbollisti i Skënderbeut dhe disa ekipeve të tjera në Superiore, Bekim Kuli, mësohet se është ndaluar në Gjermani, teksa është kapur nga policia në tren.

“Panorama Sport” shkruan se Kuli dyshohet se është kapur me 50.000 euro në tren, dhe dyshohen se ishin paratë e trafikantëve të drogës. Ai ka më shumë se 2 muaj në paraburgim në Gjermani.

Para trupës së gjykatës, Kuli ka deklaruar se në Gjermani kishte shkuar për të vazhduar karrierën si trajner, por disa persona i kishin kërkuar të kryente edhe detyra të tjera.