U bë shkaktar i shkarkimit të Mourinhos, Xherdan Shaqiri zbulon mesazhet që ka marrë


Xherdan Shaqiri ka zbuluar mesazhet që ka marrë pasi u zyrtarizua shkarkimi i Jose Mourinho nga detyra e trajnerit të Manchester United.

“Kam marrë shumë mesazhe kur doli lajmi. Të gjithë më thonin që e kisha unë fajin për këtë”, tha futbollisti i Liverpool për “The Guardian”.

“Nuk mendoj se shkarkimi erdhi për humbjen ndaj nesh. Kishte disa arsye të tjera”, shtoi Shaqiri.

Lojtari kosovar hyri në fushë kur ndeshja ishte 1-1 dhe shënoi dy gola për t’i dhënë 3 pikë “The Reds”-ave, shumë të vlefshme në Iuftën për titull.