TVSH-së i ikën sinjali i Botërorit gjatë ndeshjes Brazil-Kosta Rika


Ne diten e nëntë e Kupës së Botës “Rusia 2018”, ka nisur më ndeshjen Brazil-Kosta Rika. Por ndryshe nga cfare pritej, TVSH-se i ka ikur sinjali disa here radhazi duke pamundesuar shikimin e ndeshjes.

Fillimisht ka nisur transmetimi i takimit, por me pas, sinjali ka pasur disa nderprerje derisa ka humbur fare. Per kete aresye TVSH ka vendosur ne transmetim publicitet dhe kengen e boterorit ndersa edhe pas rikthimit, sinjali eshte ndeprere perseri.

Komentatori i ndeshjes tha se nderprerja e sinjalit kishte ndodhur per shkak te kushteve atmosferike.

Brazili dhe Kosta Rika përballën në kuadër të Grupit në kuadër të Grupit E. Skuadra e Neymarit pas barazimit me Zvicrën, në duel me Kosta Rikën, alternative të vetëm e kanë fitore, në mënyrë që të bëjnë hapin e madh në garën për të kaluar në fazën tjetër të garave.

Brazili llogaritët favorit në duel me Kosta Rikën, por brazilianët nuk do ta kenë aspak lehtë përballë Kosta Rikës, kjo e fundit aventurën në këtë Botëror e nis me disfatë nga Serbia.