/Turqit lnjorojnë grekët, nisin kërkimet për naftë në ujërat helene

Turqit lnjorojnë grekët, nisin kërkimet për naftë në ujërat helene

Turqia po kryen “kërkime sizmike” në një zonë të madhe të Mesdheut Lindor, në të cilën përfshihen pjesë të shelfit kontinental grek dhe të Zonës Ekonomike Ekskluzive të Republikës së Qipros.

Në një njoftim të shpërndarë për median të enjten, Turqia tha se kërkimet do të vazhdojnë në zonën e bllokuar deri të shtunën, më 5 janar.

Navigatori i ri turk Telex konkretisht po bën kërkime në territorin që përputhet me Zonën Ekonomike Ekskluzive të Republikës së Qipros dhe shelfin kontinental të Greqisë në ishullin e Kastellorizo.

Hulumtimi sizmik është planifikuar të fillojë menjëherë dhe do të kryhet nga anija “Barbaros Hayreddin Pasa” dhe dy anije të tjera mbështetëse.

Portali “Greekreporter” shkruan se Turqia ka kryer kërkime sizmike në Mesdheun Lindor për shumë vite, pa paralajmëruar anijet e tjera që mund të kalojnë nëpër zonë. Megjithatë, ky bllokim i zonave të trafikut të lartë në Mesdhe shpesh shkel të drejtat sovrane të Republikës së Qipros dhe Greqisë.

Republika e Qipros tashmë ka protestuar zyrtarisht ndaj Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, lidhur me këtë veprim të ri provokues turk në Zonën Ekonomike Ekskluzive të tij. TIRANA TODAY