/Turqia i shtrengon dhembet Greqise: Do fusim avionët dhe ….

Turqia i shtrengon dhembet Greqise: Do fusim avionët dhe ….

Për dekada me radhë vijon përpIasja mes Greqisë dhe Turqisë mbi sovranitetin e ujërave territoriale në ishujt e shumtë që ndajnë dy shtetet.

Turqia ka theksuar vazhdimisht se njeh 6 milje sovranitet territoroial të Greqisë nga ishulli më i afërt, ndërsa grekët pretendojnë për 12 milje duke e shtyrë edhe më tej kufirin detar dhe ajror mes tyre.

Në një reagim të ministrisë së Jashtme të Turqisë duke iu përgjigjur deklaratave të ministrit të Mbrojtjes grek, Panos Kameno, thuhet se shteti turk i njeh vetëm 6 milje Greqisë dhe pjesa tjetër janë ujëra ndërkombëtare ku mund të lundrojnë anijet turke dhe në qiell mund të fluturojnë avionët e këtij shteti pa patur nevojë për të marrë leje.

Turqia vijon të aplikojë këtë standard duke futur avionët e saj brenda territorit të deklaruar nga Greqia, gjë që këta të fundit e konsiderojë shkelje të hapësirës territoriale.