/Turisti norvegjez zbukuron fasadën e mjerueshme, e gjen belaja me policinë e Sarandës

Turisti norvegjez zbukuron fasadën e mjerueshme, e gjen belaja me policinë e Sarandës

Një turist norvegjez, i cili kishte shkuar për të pushuar në Sarandë, ka gjetur belanë me policinë bashkiake të qytetit bregdetar, pasi i ka shkuar në mendje të bëjë një gjë të mirë për këtë qytet.

Ai ka marrë disa bojëra dhe i lodhur nga fasada e mjerueshme që kishte përballë, ka nisur të pikturojë e të ndryshojë pamjen, përmes vizatimeve freestyle.Mirëpo, me sa duket, ky veprim është cilësuar si i paligjshëm nga ana e bashkisë Sarandë, e cila ka dërguar një punonjës të policisë bashkiake për ta larguar.

Ky veprim i bashkisë Sarandë është cilësuar i palogjikshëm nga ana e qytetarëve, të cilët kanë shprehur habinë e tyre për veprimin e policisë bashkiake, pasi pamja e shëmtuar e fasadës ekzistuese vetëm sa jepte një imazh të keq për qytetin e Sarandës.
Shikoni videon me poshte