/Turi përlotet në emision, Orinda i bën surprizën më të bukur

Turi përlotet në emision, Orinda i bën surprizën më të bukur

I ftuar mbrëmjen e sotme në “Dua të të bëj të lumtur” ishte moderatori i njohur, Turjan Hyska i cili u surprizua fillimisht nga mamaja dhe i vëllai. Ata e falenderuan Turin për çdo gjë që ka bërë për familjen.

Mamaja i kishte shkruar moderatorit edhe një letër e cila e bëri Turin të përlotej.

“Për mua s’ka gjë më të shtrenjtë se familja”, u shpreh Turi të cilin pas kësaj surprize e priste edhe një tjetër.

Bashkëshortja e tij Orinda i kishte shkruar Turit gjithashtu një letër e më pas erdhi në studio.

“Të dua shumë. Bashkë kemi vallëzuar dhe do të vallëzojmë gjatë gjithë jetës, sepse unë dua të vallëzoj vetëm me ty”, i tha Orinda Turit dhe të dy vallëzuan nën ritmet e një kënge romantike.