Tre tërmete të fuqishme godasin detin Joni brenda një ore, shkundet Jugu i Shqipërise


Nata që sapo lamë pas nuk ishte aspak e qetë për detin Jon, i cili është goditur nga 3 tërmete në harkun e një ore.

Tre tërmetet e fuqishme kanë filluar nga mesnata deri në orën 01:04 minuta me orën lokale shqiptare, ku sipas raportimeve tërmeti i parë ishte me megnitudë 5.1 ballë, i dyti dhe më i forti 6.6 ballë, ndërsa i treti rreth 5.2.

Epiqendra e tërmetit ishte 36 kilometra larg ishullit të Zakinthos, por është ndjerë në Athinë, Shqipëri, Itali, Maltë dhe Maqedoni.

Në vendin tonë lëkundjet më të mëdha janë ndjerë në qytetet e jugut, por edhe në kryeqytet.

Megjithatë ende nuk ka një bilanc të dëmeve që mund të jenë shkaktuar nga këto tre tërmete njëra pas tjetrës.