/Trashësia e borës arrin deri në 30 cm. Ja cilat janë akset që kalohen me zinxhirë

Trashësia e borës arrin deri në 30 cm. Ja cilat janë akset që kalohen me zinxhirë

Prej ditësh, vendi ynë është përfshirë nga temperatura tejet të ulëta. Reshjet e dëborës kanë rënë anembanë, e në disa akse policia njofton për vështirësi në qarkullim.

Reshjet intesive të borës kanë përfshirë gjithë qarkun e Korçës. Trashësia e borës në qytet 10 cm, në Dardhë 30 cm dhe 15 cm në Voskopojë, Prespë, Qafa e Qarrit.

Të kalueshme me zinxhirë aksi nacional Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë dhe Korçë-Qafa e Qarrit. Akset e tjera nacionale janë të kalueshme.