/Trajneri kosovar tallet keq me Shqipërinë: Dukej si ekip lagjeje, secili për qefin e vet

Trajneri kosovar tallet keq me Shqipërinë: Dukej si ekip lagjeje, secili për qefin e vet

Trajneri kosovar, Ismet Munishi, i cili në të kaluarën ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të polemikave me trajnerët shqiptarë që drejtojnë në Kosovë, kësaj here ka komentuar takimin miqësor mes Shqipërisë dhe Kosovës që përfundoi me rezultatin 0-3.

“Kosova luajti shumë e disiplinuar faktikisht, e motivuar shumë dhe e etur për rezultat. Sidomos faza e mbrojtjes më pëlqeu shumë dhe kundërsulmet. Shqipëria nuk u duk fare si Kombëtare, më shumë ngjante me ekip amator apo ekip i lagjes ku luajnë secili për qejf të vetin.

Panuçi po eksperimenton pa kurrfarë ndjenje apo shije. Futbollisti më i mirë ishte vet trajneri i Kosovës, i cili e kishte përgatitur këtë ndeshje në mënyrën perfektë. E përgëzoj Shalandin”, u shpreh Ismet Munishi.