/Tragjedj ajrore në Indonezi, avioni rrëzohet në det me 188 persona në bord

Tragjedj ajrore në Indonezi, avioni rrëzohet në det me 188 persona në bord

Një aeroplan i linjës Lion Air Boeing 737 me 188 persona në bord është rrëzuar në det menjëherë pas nisjes nga kryeqyteti indonezian, Xhakarta. Duke shkaktuar kështu një tragIedi ajrore.

Fluturimi JT 610 kishte destinacion Pangkal Pinang, në ishujt Bangka Belitung. Por humbi kontaktin dhe mësohet të ketë përfunduar nën ujë pas rrëzimit në det.

Aeroplani ishte një model i ri i avionëve dhe nuk është akoma e qartë se çfarë e shkaktoi rrëzimin. Lion Air është operatori më i madh i transportit ajror në Indonezi me kosto të ulët.

“Aeroplani u rrëzua në ujë rreth 30 deri në 40 metra thellësi”, tha zëdhënësi i Agjencisë së Kërkimit dhe Shpëtimit Yusuf Latif për agjencinë e lajmeve AFP. “Ne jemi ende në kërkim të mbetjeve të avionit”.

Artikujt që besohet se i përkasin pasagjerëve janë gjetur në ujë.Duke përfshirë kartat e identitetit dhe patentat e shoferit, tha agjencia e kërkimit dhe shpëtimit në Twitter.

Asnjë i mbijetuar nuk është gjetur ende.

“Nuk e dimë ende nëse ka ndonjë të mbijetuar”.Ne shpresojmë, ne lutemi, por ne nuk mund të konfirmojmë.”,u tha gazetarëve kreu i agjencisë, Muhmmad Syaugi.

Në një konferencë më të hershme të lajmeve, zyrtarët thanë se aeroplani mbante 178 të rritur, një fëmijë dhe dy foshnje, si dhe dy pilot dhe pesë anëtarë të ekuipazhit. Megjithatë, ka raporte kontradiktore për numrin e saktë të njerëzve në bord./Opinion. al

Burimi:BBC