Topalli: Maska bie një ditë Lul! Rama nuk i ble dot studentët siç të bleu ty


Maska bie një ditë Lul!

Duket sikur kësaj here i ka ra mbarë.

Askush s’e ka mendjen tek ai. Dhe Luli ka caktuar që me 15 Dhjetor të bëjë Kuvendin e Partisë.

Në kundërshtim me statusin e Partisë Demokratike, në thyerje të gjithë traditës demokratike 25 vjeçare, si një Lul i vërtetë ai (përsëri) nuk thirri as Kryesinë, as Këshillin Kombëtar për t’u konsultuar as për datën e Kuvendit, as për agjendën, as për çështjet politike të ditës, as për humbjet e tij elektorale.

Në fakt, që ditën që Lulzim Basha është ulur në karrigen e kryetarit, nuk ka thirrur asnjëherë Këshillin Kombëtar duke hyrë në rekordet “Guiness” të politikës shqiptare.

Për ta thjeshtësu, është njëlloj sikur Edi Rama të mos kishte lejuar të mblidhej Kuvendi i Shqipërisë asnjëherë, që kur ai është bërë Kryeministër.

Por Luli “shkëlqen” me talentin e tij, sidomos kur emëron kryetarët e degëve të Partisë, kandidatët për kryetarë bashkie dhe listat e deputetëve.

Kujtoni vetëm “zgjedhjet e fundit të degëve”, ku Luli i madhërishëm konfirmoi në 90% të rasteve, të gjithë humbësit e zgjedhjeve të 2017-ës.

Ndërkohë, për kandidatët për drejtues të mëdhenj të partisë, bashkive e deputetëve, ai mbledh kryesinë e shtëpisë.

Gruaja, kunati, drejtoresha e bizneseve të kunatit, vjehrri dhe disa oligarkë vendosin, se kush dhe ku do kandidojnë në emër të PD-së.

(Se harrova , familja e tij nga gruaja nuk ka votuar asnjëherë PD-në deri në 2005, kurse vetë gruaja nuk ka votuar kurrë!)

Kështu ka ndodhur 4 vite më parë me kandidatët për kryetarë bashkie dhe po njëlloj për deputetët famozë të tij dhe rezultatet ishin ata që të gjithë e dinë.

Njëlloj do ndodh përsëri për kryesinë e re të asaj që quhet PD-l, por që nuk është Partia Demokratike.

Ajo që lindi si forcë demokratike sot është kthyer në një forcë ku demokracia nuk ka më hapësirë; ku zgjedhjet brenda partisë janë vr arë; ku të rinjtë përfaqësohen me disa figura komike dhe banaIe; ku intelektualët nuk kanë vend; ku kontribuuesit janë armlq, ku nuk ka të djathtë, ku vlerat nuk vlejnë dhe ku parimet shihen si anakronizma.

Ndryshe nga vokacioni perëndimor i PD-së se 3 dekadave më parë, Lulzim Basha nuk pëlqen më orientimin perëndimor.

Ai suImon ndërkombetarët me një gjuhë krejt të papranueshme, duke dëshmuar se ai ndryshe nga çfarë thotë për veten, është një person me formim enverist, ku emërimet i bën familja, ku vendimet politike e lobingjet me jashtë i ndjek gruaja; ku licencat dhe ndërtimet e pallateve i mbulon vjehrri; ku në kontot bankare të kunatit, oligarkët derdhin me qindra milionë lekë, siç dëshmojnë dokumentet e publikuara në media.

Ajo që lindi si forca politike që solli votën e lirë, është kthyer në një biznes politik, ku nuk ekziston më as zgjedhje, as vota, as parime, as vlera.

Këta janë vetëm disa nga arsyet se pse Luli nuk mund të afrohet tek studentët. Dhe nuk po flas sot për ligjin e arsimit, që Luli e mbrojti deri në fund, pavarësisht kritikave tona.

Është unike në botë në fakt, që opozita e vërtetë të derdhet në rrugë, ndërkohë që Kryetari i opozitës formale të ndryhet në pallate.

Nuk ndodh kurrë, që protestuesit të refuzojnë kryetarin e opozitës.

Kjo ndodh vetëm kur opozita tradhton misionin e saj, si në rastin e LB.

Prandaj ai refuzohet.

Po të mos ishte Lulzim Basha në krye të PD-së, Edi Rama do ishte rrëzuar një mijë here, e do ishte harruar tani.

Po ashtu sikur të mos ishte Edi Rama që e mban, Lulzim Basha nuk do ishte aty duke mbajtur peng PD-ja dhe fatet e vendit.

Por, Edi Rama mund të blejë kryetarin farsë të opozitës, por nuk blen dot studentët.

Vendi ynë vuan nga një qeverisje që ka humbur lidhjen me jetën e qytetarëve të tij. SkandaIet e saj nuk bëjnë më asnjë përshtypje. Në një udhëkryq të rrez ikshëm të vendit, 3-4 shahistë, mendonin se do vendosnin për fatin e 3 milionë shqiptarëve.

Ata gabuan rëndë.

Kriza e partive të tyre çoi në krizë gjithë sistemin.

Dhe për këtë ka fajtorë. Ka emra.

Këto ditë, kur studentët janë derdhur në çdo qytet të Shqipërisë, kur protesta e tyre ka katalizuar çdo zemër shqiptari, një rreze e bukur shprese është ndezur në çdo shtëpi shqiptare.

Nëse demokratët nuk do heqin pengmarrësit, atëherë studentët do shkrijnë çdo forcë politike që ka tradhëtuar misionin e saj.