/Topalli bën atë që mendohej se s’do guxonte kurrë: T’i hedhim në kanaI të katërt

Topalli bën atë që mendohej se s’do guxonte kurrë: T’i hedhim në kanaI të katërt

Më shumë se me Lulzim Bashën, hatërmbetjen e madhe pse mbeti jashtë parlamentit, Jozefina Topalli “ e qan” te Sali Berisha.

“Po të donte z. Berisha ta hiqte Lulin nga kreu i kësaj partie, kjo do të ndodhte brenda 24 orëve. Ai nuk e bën këte, sepse Berisha kur dha dorëheqjen tha që betejat e mia kanë mbaruar”, është shprehur Jozefina Topalli pasi mbeti jashtë parlamentit.

Por sot ajo ka guxuar të shkruajë atë që nuk do t’ja merrte mendja kujt. Aktive në rrjetet sociale, ajo ka vijuar suImet ndaj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Por “kleçka” është plasur në fund të rreshtave të postimit. Jozefina ka shkruar atë që mendohej se s’do ta guxonte kurrë.

“Nese Edi Rama do mbahet mend si Kryeministri qe mbushi vendin me dr…oge, LB do mbahet mend si njeriu qe shiti opozitarizmin dhe detyroi 600 000 shqiptare qe te ikin,sepse nuk shohin alternative as shprese. Nuk shohin alternative se ata jane bashke. Dhe njelloj e quajne politiken jo mision sic duhet te jete, por loje shahu.Vendin e kane marre peng 4 vete.Keta 4 shahistet, qe nuk kane luajtur kurre shah, tani po luajne mbi dhimbjet e va-rren e nje populli. Keta duhen hedhur ne kanaI!”, shkruan Jozefina Topalli.

Edi Ramën e përmend me emër të plotë, Lulzim Bashën me iniciale, ndërsa për dy të tjerët e hedh fjalën por nuk i shkruan emrin. Por llogaritë janë të thjeshta. I treti është Ilir Meta dhe i katërti “surpriza” i bie të jetë Sali Berisha.