/THYHEN STUDENTËT? Pranojnë DEBAT me Edi Ramën

THYHEN STUDENTËT? Pranojnë DEBAT me Edi Ramën

Në ditën e shtatë të protestës dhe pasi ka përfunduar afati i vendosur prej tyre, studentët kanë pranuar të ulen përballë kryeministrit Edi Rama.

Debati është paralajmëruar të mbahet në studion e emisionit “Top Show” në Top Channel, në orën 22:00.

Është e paqartë se cilët do të jenë studentët që do të ulen përballë Ramës, pasi që prej nisjes së protestës e deri sot ata kanë mohuar kategorikisht debat dhe negociata me kryeministrin Rama, duke mos zgjedhur as përfaqësi.

“Edi Rama përballë studentëve. Top Show hap sonte studion për debatin. Çfarë kërkojnë të rinjtë dhe çfarë u ofron Edi Rama”, thotë spoti i emisionit.

Sakaq, mijëra studentë që ndodhen aktualisht në rrugët e kryeqytetit duket të mos kenë dijeni për këtë përballje mes Ramës e studentëve.