Thaçi takohet me presidentin rus Vladimir Putin


Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka takuar Presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Takimi i tyre është zhvilluar në kuadër të pjesëmarrjes së presidentit Thaçi në 100 vjetorin e dhënies fund të Luftës së Parë Botërore, ngjarje kjo e cila po shënohet në Paris të Francës.

Gjatë ditës së djeshme Thaçi ka zhvilluar takim edhe me presidentin e SHBA-së Donald Trump, presidentin Turk Recep Tayyip Erdogan, dhe kancelaren gjermane Angela Merkel.