Tenslon në Detin e Zi, avioni rus i shkon ngjitur “splunit” të SHBA (VIDEO)


Një avion rus Su-27 ka bërë një manovër të rrezikshme mbi Detin e Zi, duke iu afruar më shumë seç duhet një avioni të njësisë së spiunazhit të SHBA-ve. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Marina amerikane, duke postuar videon e incldentit me “armlkun e përjetshëm” në Twitter.

Aty shihet një avion luftarak rus i ar-matosur që fluturon pak metra larg avionit “spiun” të SHBA-ve, që ishte duke patrulluar zonën në zbatim të plotë të ligjeve ndërkombëtare.

Në video “Su-27” rus duket të jetë i armatosur, pasi mbart raketa në shtyllat e krahëve të vetë. Aeroplani rus qëndroi rreth “EP-3” amerikan për rreth 25 minuta, sipas Marinës së SHBA, e cila këmbënguli se avioni i tyre ishte “duke vepruar në përputhje me ligjin ndërkombëtar”.

“Ky ndërveprim u përcaktua të ishte i pasigurt për shkak se Su-27 kishte një shpejtësi të lartë drejtpërdrejt përpara aeroplanëve të misionit, duke rrezlkuar pilotët dhe ekuipazhin”, thuhet në deklaratën e Marinës së SHBA.

Ministria ruse e Mbrojtjes e pranoi incidentin, duke këmbëngulur megjithatë se Su-27 mbajti një distancë të sigurt nga EP-3.

“Ekuipazhi i luftëtarëve raportoi se identifikoi aeroplanin e mbikëqyrjes elektronike të SHBA dhe e shoqëroi atë për të parandaluar një shkelje të kufirit rus, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e sigurisë”, tha ministria.

Pentagoni është ankuar vazhdimisht për veprimet e Moskës, duke pretenduar se pilotët rusë fluturojnë në një mënyrë “joprofesionale” ose “të pasigurt” ngjitur me ata amerikanë dhe kjo mund të shkaktojë tension të lartë në ajër.