Të pandehurit arratisen nga salla, gjyqtari hedh mantelin dhe u turret me vrap/video


Kur pa dy të pandehur në pritje të procesit gjyqësor, që ti iknin para syve të tij, nuk u mendua dy herë.

Gjyqtari R.W. Buzzard, u sul me vrap në ndjekje të tyre për ti kapur.

Gjyqtari i  Lewis County, në Washington, SHBA, hoqi mantelin e zi dhe u vu në ndjekje të Kodey Howard dhe Tanner Jacobson, në shkallët e ndërtesës ku ndodhej gjykata.

“Ishin të dëshpëruar, nuk dinin se çfarë po ndodhte me ta dhe unë doja të kuptoja të paktën se për ku ishin nisur”, tha Buzzard.

Gjyqtari arriti që të ndalojë një nga të arratisurit, ndërsa tjetri u kap nga policia.

Gjithë skena të cilën noa.al e sjell në videon më poshtë, ndodhi këtë të mërkurë. /a.y/noa.al