Ajo që pritej të ndodhet në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste, uduk sikur u shty për në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare. Por në fakt kjo nuk karezultuar e vërtetë. Në një dokument që tregon axhendën e takimit që do tëmbahet të premten, shihet qartë se nuk ka asnjë pikë për rezultatet eministrave.
Mbledhja pritet që të nisë në orën 10:00, ndërsa fjalën e parë do ta mbajë kryeministri Edi Rama. Në këtë mbledhje asambleje janë renditur 8 pika, kryesisht me karakter organizimin e PS-së përpara zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.
Mes tyre vlen të theksohet riorganizimi i brendshëm i PS, miratimi i vendimit për krijimin e regjistrit dixhital të PS, miratimi i vendimit për krijimin dhe funksionimin e shtabeve elektorale në të gjitha nivelet për zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019, thirrja e kongresit të PS në datën 30 mars 2019 si dhe miratimi i vendimit për ngritjen e grupit të punës për statutin e ri të PS.
Në asnjë nga pikat e Asamblesë nuk thuhet se do të ketë diskutim lidhur meperformancën e ministrave, duke lënë pezull edhe njëherë tjetër zërat se mundtë ketë shkarkime të disave prej tyre.
