/Të gjithë personazhet VIP shqiptarë janë fansa të saj, por Dua Lipa veçon njërin prej tyre!

Të gjithë personazhet VIP shqiptarë janë fansa të saj, por Dua Lipa veçon njërin prej tyre!

Suksesi i saj në skenën ndërkombëtare është afirmuar tashmë dhe është i padiskutueshëm. Mund të themi pa frikë se ky vit ka qenë me të vërtetë viti i Dua Lipës. Ndërmjet çmimeve të shumta dhe koncerteve e tureve, Dua ka qenë e pranishme në Vatikan, krah shqiptarëve të tjerë, ku u mbajt një koncert i madh në Teatrin “Argentina” të Romës në nder të Heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Madje vëmendje të madhe morën fotot e shumta që personazhet shqiptare bënë bashkë me Dua Lipa-n, një ndër ta është edhe kapiteni legjendar i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana. “Si të gjithë Shqipëtarët FANS I MADH i @dualipa ⭐??? Krenar me ty ?”, është përshkrimi që ia ka lënë fotos, ku ndryshe nga personazhet e tjerë ai ka marrë një koment nga këngëtarja me famë botërore. Dua ka pëlqyer foton dhe ka komentuar 3 zemra (emoji), duke e vlerësuar mendimin e Lorikut. Madje ajo e ka veçuar futbollistin nga të pranishmit e tjerë, pasi i ka dhënë ‘follow’!