Të gjesh dashurinë në aziI, historia mahnitëse e dy te moshuarve. “Fëmijët na sollën, këtu kemi vetëm njëri tjetrin”


Historia si ata kanë përfunduar në aziI është e trlshtë… por ata rrëfejnë si fati dhe dashuria u buzëqeshi sërish.

Dashuria nuk njeh moshë dhe as vend. Ndonjëherë atë mund ta takosh aty ku nuk e mendon edhe në moshë të thyer. Kjo është historia e Et`hemit dhe Vangjelicës, çiftit në “Shtëpinë e të Moshuarve” në Tiranë.

82 vjeçari, Et’hemi ka kaluar 5 vite i vetëm në këtë aziI, deri kur erdhi Vangjelica, 73 vjeçe.

Dëshira për të jetuar emocionet deri në fund, kapërceu çdo barrierë tek 2 të moshuarit

Vangjelica ka 6 fëmijë, ndërsa Et`hemi ka 3 por asnjëri prej tyre s’i ka takuar pasi janë jashtë vendit. Tani kanë vetëm njëri-tjetrin, mes dashurisë dhe xhelozisë. Mes emocionesh, si të ishin të rinj gjimnazi, të dy tregojnë si e shkëmbyen puthjen e parë në aziI. Rrugët e tyre u bashkuan që të krijojnë familje, pasi çdo e keqe lë një dritare të vogël për të mirën.