Të dielave ju mban të mbërthyer para TV, Ardit Gjebrea zbulon surprizën e re që ka për ‘Këngën Magjike’


Pak ditë më parë me anë të një postimi në rrjete sociale, Ardit Gjebrea shtoi dyshimet se do t’i rikthehet muzikës.

Ai ka publikuar shpesh foto duke punuar në studio, por nuk e ka zbuluar se për çfarë bëhej fjalë konkretisht. Megjithatë ditën e sotme gjatë rubrikës ‘Ka një mesazh për ty’, moderatori tregoi se çfarë surprize po përgatit për fansat e tij.

Arditi ka zbuluar se në natën finale të ‘Kënga Magjike’ do të këndojë edhe ai. Arditi nuk ka dhënë më shumë detaje, por ka shtuar më shumë kureshtjen. Gjebrea vite më parë ishte shumë aktiv me projekte muzikore dhe të gjithë vazhdojmë t’i kujtojmë dhe këndojmë hitet e tij.