/Të bëhesh bloger? Nuk është ide e keqe, Nas zbuloi shifrën marramendëse që fiton nga videot që bën

Të bëhesh bloger? Nuk është ide e keqe, Nas zbuloi shifrën marramendëse që fiton nga videot që bën

Blogeri i famshëm Nas Yassin ka qenë i ftuar në “Xing me Ermalin” së bashku me të dashurën e tij Alina dhe me Arbër Hajdarin. Nas bën video 1 minutëshe që i poston në faqen e tij në Facebook, ku ka rreth 9 milionë ndjekës. I pyetur se sa fiton nga videot që realizon, ai ka dhënë një shifër konkrete duke treguar se e gjitha mbështetet te rekIamat.

“Kur ke 9 milionë ndjekës në Facebook, shumë kompani të ofrojnë para për të bërë video për ta. Vendos një rekIamë në mes të videos dhe nga kjo fiton shumë para. Unë nuk e fillova këtë për të fituar, pasi në fillim po humbisja para,” –është shprehur Nas duke vazhduar të tregojë se ai paguhet rreth 50 mijë dollarë, pasi edhe sikur 1 milionë njerëz ta shohin atë video, paratë e paguara ia vlejnë.