/Të afërmit: Te vendi ku ra Kostandini do ndërtohet një kishë

Të afërmit: Te vendi ku ra Kostandini do ndërtohet një kishë

Të afërm të Kostandin Kacifës,në fshatin Bularat thonë se 35-vjeçari kishte qëllim të ndërtonte një Kishë në fshat.

Për mediat greke ata janë shprehur se do ta çojnë deri në fund “amanetin” e tij, duke ndërtuar një Kishë që me shumë gjasa do të ngrihet në vendin ku u v…ra, raporton Newsbomb.al.

Vendi është shënuar tashmë me gurë dhe aty janë vendosur buqeta me lule.

Avokati grek i familjes së 35-vjeçarit tha se Kisha do të kthehet në një vend pelegrinazhi jo vetëm për minoritarët dhe grekët,por për të gjithë orthodoksët.

Kostandin Kacifa ishte paramilitar grek,i ekstremlzuar dhe pjesë e organizatave që kërkojnë “çIirimin” e Epirit të Veriut. Vrasia e tij ka shkaktuar një valë të madhe reagimesh antish-qiptare në shtetin fqinj, jo vetëm nga qytetarët por edhe nga politikanë e klerikë të lartë.