/Tani tallen me viktimat, por ç’thotë kabllogrami i ambasadorit të SHBA: Shkëlzen Berisha vrau 26 vetë në “Gërdec”. Sali Berisha, Mediu, Bumçi e Fari Balliu në krim

Tani tallen me viktimat, por ç’thotë kabllogrami i ambasadorit të SHBA: Shkëlzen Berisha vrau 26 vetë në “Gërdec”. Sali Berisha, Mediu, Bumçi e Fari Balliu në krim

Ka qënë vërtetë tallëse dhe fyese seanca e sotme në komisionin parlamentar të Ligjeve, ku kanë diskutuar ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe djali i Fari Balliut, fatkeqësisht dhe ky deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Arkiva

Teksa kreu i komisionit të Ligjeve Ulsi Manja ka përmendur shpërthimin e Gërdecit, ish ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, njeriu që me ligj bëri këtë tragjedi shtetërore ku u vranë 26 persona dhe u plagosën mbi 300 të tjerë ka nisur të tallet.

Mediu është tallur rëndë me viktimat e pafajshme në Gërdec të shkaktuara nga ai dhe qeveria e tij, teksa ka thënë se anëtarësimi në NATO s’kishte ndodhur për arsye gjeo-politike e strategjike, por se Shqipëria kishte bërë reforma. Dhe aq më tepër që sipas Mediut qetësia e atëhershme e opozitës dhe kreut të saj Edi Rama që nuk sulmuan mazhorancën pas shpërmimit të Gërdecit nuk kishte ndikuar.

Në të njëjtën linjë ka qënë dhe djali i Fari Balliut, i cili ndonëse i vajti 10 vite shkolla e lartë në Angli me paratë e nxjerra nga gjaku i Gërdecit e përfundoi, madje pasi u bë dhe deputet, gjen momentin të tallet me viktimat e Gërdecit.

Dhe përfshirjen e Sali Berishës, Fatmir Mediut, Aldo Bumçit, Shkëlzen Berishës, Fahri Balliut në tragjedinë e Gërdecit nuk e themi ne por e thotë ish ambasadori amerikan në Tiranë, Uidhers përmes kabllogrameve të nisura prej tij në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Kabllogrami: Sali Berisha, Fatmir Mediu, Bumçi, Shkelzen Berisha etj., autorët e tragjedisë

‘Kabllo-grami i krijuar më 17 mars 2008 pasi bën një përshkrim të asaj çfarë ndodhi në Gërdec dhe dëmeve në njerëz dhe material ambasada e SHBA tregon se si Berisha ngatërronte emrin e kompanisë që operonte në Gërdec.‘

Withers “zbulon” se Berisha ngatërron si “pa dashje” emrin e kompanisë amerikane që bashkëpunoi me djalin e tij, SAC, me një projekt zyrtar amerikan të quajtur SAIC.

Në raportimet e shumta për Gërdecin, ambasada ndjek çdo hap të kësaj çështje në gjyq, në problemet për kompensimin e viktimave dhe informacionet që rrjedhin nga dosja hetimore ku përfshihet dhe djali i Berishës, Shkëlzen Berisha.

Për këtë çështje, ambasada flet gjatë dhe me detaje, se si ministri i atëhershëm i Drejtësisë Aldo Bumçi detyroi sekretaren e tij që të mohonte dëshminë e saj për një projekligj të dërguar nga Bumçi tek Mediu, në kapakun e së cilit shkruhej “Për Shkëlzen Berishën”.

Gjithashtu ambasada tregon se dosja nxjerr se miku i Shkëlzenit, biznesmeni Selamllari kishte dhënë dëshmi të rreme, pasi provat e tregonin këtë. Ambasada vëren jo pa bezdi se si Berisha e mbështeste Mediun dhe rikthimine tij në politikë në këmbim të “mbylljes së gojës” Kabllo-grami i krijuar më 17 mars 2008 pasi bën një përshkrim të asaj çfarë ndodhi në Gërdec dhe dëmeve në njerëz dhe material ambasada e SHBA tregon se si Berisha ngatërronte emrin e kompanisë që operonte në Gërdec.

Kryeministri Berisha tha për mediat se një kompani amerikane, Southern Company municion, Inc (SACIQ me bazë në Karolinën e Jugut, kishte rinovuar kohët e fundit kontratën me ministrinë e Mbrojtjes për të çmontuar municione dhe shitur skrap. (Shënim: Raportet e medias fillimish e quajtën gabimisht Kompania “SAIC”, një kompani amerikane që më parë kishte punuar në një projekt të financuar nga USG, dhe kishte përfunduar me sukses dhe siguri të plotë shkatërrimin e 2,700 tonë metrik të armëve të mëdha detare në dhjetor.)

SACI është një kompani private, pa asnjë lidhje me USG. Në fakt POST ka kërkuar të kontaktojë me kompaninë, kur kemi dëgjuar që ata ishin duke punuar në demilitarizimin, por SACI ka shmangur kontaktet. Presidenti i SACI, Patrick Henry III ka kontaktuar shefin e ODC pas shpërthimit, kur dolën akuzat që një kompani amerikane mund të ketë qenë përgjegjëse. Henry deklaroi se SACI nuk ishte e përfshirë në çmontimin e municioneve në atë kohë dhe asnjë punonjës i SACI-t ose nënkontraktorë nuk ishin të pranishëm në objekt.

….Më tej ambasada tregon për ndihmën që i është dhënë qeverisë për të përballuar situatën brenda tri orëve pas shpërthimit të parë. Gjithashtu me kërkesë të qeverisë shqiptare ajo ka ofruan ndihmë të ekspertëve më të mirë amerikanë, edhe nga marina amerikane duke përfshirë madje dhe FBI-në. “Një ekip i FBI ofroi një hetim për vendin e krimit dhe identifikimin e viktimave, që të dyja u pranuan nga zyra e Prokurorit. FBI është duke koordinuar arrdhjen.”

Sipas komentit të ambasadës situata pas shpërthimit është e rëndë: “Përveç humbjes tragjike të jetëve nga ky aksident, qeveria përballet tani me nevojat humanitare të të mbijetuarve. Fshati Gërdec dhe një fshat fqinj ishin rrafshuar duke lënë qindra të pastrehë. Shumica e fshatarëve ishin fermerë, të cilët nuk do të jetë në gjendje të përdorin tokën e tyre deri sa të jetë pastruar nga mjetet e pashpërthyera”.

Kabllogrami: Kush do ta paguajë çmimin për krimin qeveritar

Kabllogrami tjetër i marsit 2008 shfaq shqetësimet e ambasadës për lidhjet korruptive që çuan në shpërthimin e Gërdecit. Pasi e quan shpërthimit me përmasa bërthamore por pa rrezatim, ambasada flet për përgjegjësinë që duhet të dalë nga kjo tragjedi. “Raportet fillestare sugjerojnë se kushtet jashtë standardeve dhe mungesa e zbatimit të rregullave për shkak të praktikave korruptive lidhet direkt me tragjedinë”.

Më tej me pyetjen “kush do ta paguajë çmimin” ambasada raporton: “Në ditët e fundit, shoku dhe simpatitë kanë nisur të ndahen nga zemërimi. Populli e ka bërë të qartë se ai e ndjen se shteti i la në baltë dhe se drejtësia duhet të vihet në vend. Ndërsa hetimi qeveritar vazhdon, pyetje serioze janë duke u ngritur në lidhje me vendndodhjen e fabrikës, aq afër zonave të mëdha të banuara dhe pranë të vetmit aeroport ndërkombëtar.

Pas një “muaji mjalti” së fundmi për shkak të pritjes së ftesës së NATO-s, skena politike ka shpërthyer në shkëmbimet e nxehta në mes liderit të opozitës dhe Kryeministrit, i cili kërkon çdo ditë dorëheqjen e këtij të fundit. Një analist politik vuri në dukje se Gërdeci tregoi se “muaji i mjaltit ishte virtual dhe se kanceri është aty.” Pas largimit të ministrit të Mbrojtjes, Mediu, i cili tha se dorëheqja ishte një përgjegjësi morale, kritika u kthye me shpejtësi tek Kryeministri, i cili është hedhur në ofensivë për të shpëtuar karrierën e tij politike.

Ambasada vë theksin tek puna e Ina Ramës në hetimin për Gërdecin duke pranuar se ajo është para një sfide të madhe për shkak të përballjes me njerëzit me imunitet politik.

Kabllogrami: Berisha dhe Mediu ndërtojnë koalicionin e Gërdecit

Në një tjetër raport të ambasadës amerikane një vit më vonë kur hetimet e Gërdecit nuk po nxirrnin gjë në dritë, thuhet se “Berisha dhe Mediu ndërtojnë koalicionin e Gërdecit’. Ambasada ngre shqetësimin për zvarritjen e gjyqit ndaj Mediut dhe tentativave që duken në horizont për ta shpëtuar më në fund atë nga ky gjyq dhe mbrojtjen publike që mori nga kryeministri Berisha duke deklaruar publikisht firmosjen e një koalicioni politik mes dy partive të tyre.

“Kryeministri Berisha vazhdon mbrojtjen e tij të hapur ndaj Mediut dhe në 20 mars, shpalli publikisht një koalicion zgjedhor me Partinë Republikane të Mediut dhe përsëri shau rëndë Prokuroren e Përgjithshme për akuza të motivuara politikisht.

Disa analistë shqiptarë besojnë se fushata zgjedhore e Berishës është marrë peng nga Mediu dhe rasti i Gërdecit. Ata spekulojnë se në këmbim të heshtjes e Mediut në lidhje me përfshirjen e anëtarëve të familjes Berisha në skandalin e Gërdecit, Berisha ka rënë dakord ti japë mbështetje të plotë politike Mediut. Mediu ishte gjithashtu organizuesi i udhëtimit të shkurtër të Berishës në Uashington për të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”. Anëtarët e opozitës e kanë etiketuar koalicionin PD-PR si “koalicioni i Gërdecit”.”

Kabllogrami: Përfshirja e Shkëlzen Berishës, Mediu e Delijogji e telefonuan pas shpërthimit

Kabllogrami i majit 2009 me titull “Rrjedha nga hetimi i Gërdecit shkakton një qark politik” flet herë të parë për përfshirjen e djalit të kryeministrit Berisha në këtë çështje.

“Shumë gazeta kombëtare pohuan se kishin marrë kopje të raportit hetimor të prokurorisë dhe filluan botimin e dëshmive dhe dëshmitë çdo ditë. Gazetat janë përpjekur shumë për të përdorur rrjedhjet e tyre të përditshme që të provojnë përfshirjen e djalit të kryeministrit Berisha, Shkëlzenit.

Të enjten, 14 maj persona të panjohur (por dyshohet të jenë pranë qeverisë) kanë blerë dhe kanë hequr nga tregu të gjitha kopjet e ‘Gazeta Shqiptare’ , gjoja për shkak se ajo përmbante prova inkrimunuese për përfshirjen direkte të Shkëlzenit. Megjithatë, kompania ribotoi shpejt dhe rishpërndau kopje të reja në mesditë. Në një shfaqje mbështetjeje, ambasadori italian bëri një vizitë personale në zyrat e gazetës. Qeveria nuk është përgjigjur për këtë incident.

Nga ana e saj, Prokuroria e Përgjithshme ka hapur një hetim për rrjedhjet e informacionit, që mund të dëmtojë seriozisht çështjen e saj në Gjykatën e Lartë, ose të shtojë peshën e akuzave nga qarqet pro-qeverisë se Prokuroria është disi pro opozitës.

Në ditën e parë të çështjes në gjykatë, prokuroria kërkoi tërheqjen e tre gjyqtarëve, duke përfshirë edhe kryetarin e gjykatës, Besnik Imeraj. Ata akuzuan Imerajn se ka lidhje të ngushta me të pandehurit.

Megjithatë, gjykata nuk pranoi kërkesën e akuzës. Disa editoriale kanë kritikuar vendimin e gjykatës, duke lidhur atë me dëmin që shkakton në besimin publik se me çështjen e Gërdecit do të merret një gjykim i drejtë. Ata vënë në dukje vendime të ngjashme nga Gjykata e Lartë, duke përfshirë edhe mbylljen e çështjes kundër Ministri Basha dhe kundër biznesmenit serbo-kroat Damir Fazliç.”

Kabllogrami: Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit pronar i biznesit të vdekjes

Në të njëjtën ditë që gjyqi u hap, disa gazeta pohuan se kishin në dorë gjithë çështjen kundër të pandehurve dhe filluan publikimin e dëshmive të ndryshme dhe dëshmive nga çështja. Shumica e këtyre dëshmive janë përqendruar në përfshirjen e djalit të Berishës, Shkëlzenit.

Për shembull, rrjedhjet e regjistrimeve telefonike zbulojnë se vetëm disa orë pas 15 marsit 2008 kur ndodhi shpërthimi në Gërdec, Ministri i Mbrojtjes Mediu e telefoni djalin e Berishës katër herë. Më tej, Mihal Delijorgji, pronar i Albademil (kompania që punonte në Gërdec) telefonoi Shkëlzenin vetëm 30 minuta pas shpërthimit

. Gazetat gjithashtu vunë në dukje se nga janari deri në ditën e shpërthimt, Delijorgji e telefononte Shkëlzenin 56 herë. Përveç kësaj, janë konfiskuar shënime nga sekretaret e Ministrisë së Mbrojtjes që tregojnë se gjatë vitit 2007 dhe 2008 ish/ministri Mediu pati takime të shpeshta me Shkëlzenin. Në një takim thuhet se Shkëlzeni kërkoi që Mediu të rriste ritmin e furnizimit me municione të Gërdecit.

Në një dëshmi, sekretarja e ministrit të drejtësisë Albo Bumçi tregoi për të paktën dy takime mes Bumçit dhe Shkëlzenit në 2007-ën. Dhe kur u pyet për një letër që Bumçi i dërgonte Mediut për aprovim të prjekt-ligjit që do ti hapte rrugë çmontimeve në Gërdec, ajo konfirmoi që Bumçi kishte shkruar mbi kapak “Për Shkëlzen Berishën”.

Pas kësaj dëshmie, Bumçi, ende një deputet (dhe një zagar sulmi i Partisë Demokratike), akuzoi ish-sekretaren e tij për shpifje dhe e paditi atë. E frikësuar, sekretarja publikisht deklaroi se dëshmia kishte qenë e falsifikuar.

Provat në fjalë përfshijnë një dëshmi të rreme nga miku i ngushtë i Shkëlzenit, Rahman Selmanllari. Në dëshminë e tij Selmanllari konfirmon se ka qenë mik i ngushtë i Shkëlzeni për më shumë se dhjetë vjet, por mohon çdo përfshirje dhe të ketë dijeni të skandalit të Gërdecit. Megjithatë, të dhënat shoqëruese dëshmojnë ndryshe.

Në dëshminë e tij Patrick Henry, pronari i SAC ( kompania amerikane që nënkontraktoi Albdemil për tu përfshirë në Gërdec), pranon se nuk u takua me Selmanllarin, por ai pretendon se drejtori MEICO Ylli Pinari (tani në gjyq për Gërdecin), bindi Henry për të caktuar Selmanllarin si përfaqësuesin e tij në Shqipëri. Dokumentet e sekuestruara e tregojnë Selmanllarin si përfaqësuesi i SAC. Në një rast, Sellmanlari ka nënshkruar për pranimin e dy raste të municioneve për në Gërdec.

Kabllogrami: Fahri Balliu,njeriu i afërm i Berishës i zhytur në skandalin e Gërdecit

Në skandalin e Gërdecit zhytet edhe një tjetër njeri i rrethit të afërt të Berishës. Kështu thuhet në një kabllogram të shkruar nga zëvendësi i ambasadorit amerikan, Uidhers, që mban datën 17 prill 2009. Në të thuhet se Fahri Balliu është i përfshirë në skandalin e Gërdecit me një kompani në pronësi të vajzës së tij dhe Mihal Delijorgjit. Kabllogrami shton se edhe pse Ina Rama e kishte në dosje këtë fakt, Balliu nuk u hetua. Më poshtë kabllogrami i plotë:

… Një tjetër nga klani i Berishës zhytet brenda: Mediat gjithashtu kanë raportuar disa zbulime këtë javë se një kompani në pronësi të Mihal Delijorgjit (i akuzuar për skandalin e Gërdecit), dhe Henris Balliut (vajza e Fahri Balliut, anëtar i trupës drejtuese të PD dhe këshilltar i afërt i kryeministrit Berisha) ka nisur në mënyrë ilegale ndërtimin e fabrikës së demontimit në Gërdec në prill të vitit 2007, muaj përpara se Këshilli i Ministrave të jepte aprovimin zyrtar për kompanitë private (përfshi Albademilin e Delijorgjit) për tu përfshirë në demontim.

Mendohet se në atë kohë, komandanti i Policisë Ushtarake, Astrit Jaupi, i dërgoi një letër shqetësimi për të informuar ish- Ministrin e Mbrojtjes, Mediu dhe ish- Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm Luan Hoxha kur zbuloi se kompania e Delijorgjit “Trans Digging Construction” po shkatërronte godinat në ish- repartin e tankeve në Gërdec pa asnjë leje të shkruar nga Ministria e Mbrojtjes. Letra e tij nuk mori kurrë përgjigje apo ndonjë veprim.

Përveçse ofroi më shumë prova se Mediu e kishte favorizuar në mënyrë ilegale Delijorgjin në vendimet për demontimin, historia nxjerr në pah përfshirjen e një tjetër personi nga orbita e ngushtë e Berishës- Balliu. Kur u përhapën fjalët e para për lidhjet e Balliut me Delijorgjin, Balliu mbajti një konferencë për shtyp në fillim të prillit për të mbrojtur veten.

Ai fillimisht pretendoi se nuk përzihet në punët e vajzës së tij (emri i vajzës së Balliut është përdorur në dokumentet me Delijorgjin), dhe më vonë deklaroi se vajza e tij ishte tërhequr nga kompania e Delijorgjit në vitin 2006, përpara aferës së Gërdecit. Megjithatë, media menjëherë ofroi prova se emri i vajzës së tij nuk ishte hequr nga dokumentet e zyrës së regjistrimit deri më 8 prill të këtij viti, ditën kur edhe shpërtheu lajmi për lidhjet e Balliut me Delijorgjin.

Kabllogrami: Ish shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA: Shkëzen Berisha më ben presion

Ka një kabllogram tjetër të Ambasadës Amerikane në Tiranë për Departamentin Amerikan të Shtetit, i cili zbulon dëshminë e ish – shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha për shpërthimin në Gërdec. Kabllogrami mban datën 20 qershor 2009 dhe që është klasifikuar si material konfidencial që duhej deklasifikuar në 2018, por ai është zbuluar nga Vikileaks.

Titulli i kabllogramit: Ish-Shefi i Shtabit tregon historinë e tij: Gërdeci pretendon një viktimë tjetër/

Datë: 20 qershor 2009

Dërguar: Nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Merr: Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadori Johë Uithers

Klasifikuar: Material konfidencial, deklasifikohet më 18 qershor 2018

“Ish-Shefi i Shtabit, Luan Hoxha, kërkoi një takim me ambasadorin për të diskutuar për atë që ndodhi në Gërdec. Në takimin e realizuar më 17 qershor shefi i sapo shkarkuar i shtabit, Luan Hoxha tregoi anën e tij të historisë së Gërdecit.

Ndryshe nga ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i cili ia hedh fajin e Gërdecit ushtarakëve, Hoxha deklaron se nga këndvështrimi i tij, Mediu mori të gjitha vendimet që nga zgjedhja e Gërdecit për për të shkatërruar municionet, tek çfarë lloj municionesh do të përdoreshin, në çfarë kohe dhe cili do të ishte programi.

Hoxha thotë se stafi i tij kishte për detyrë vetëm transportimin e municioneve dhe të ruanin perimetrin e jashtëm, asgjë tjetër. Ai shpjegon se Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit i kishte bërë presion që “të vazhdonte të dorëzonte municione të një kalibri më të lartë në Gërdec” dhe këtë gjë “ta kryente pa vonesa”.

I pyetur nga Ambasada nëse ia kishte raportuar këtë fakt Prokurores së Përgjithshme, Hoxha u përgjigj: PO. Por zyrtarisht ai kishte dorëzuar të gjitha informacionet dhe dokumentet prokurorëve, përveç informacionit në lidhje me djalin e Berishës.

Për këtë ai tha se kishte frikë të fliste. Ambasadori i shpjegoi se hetimi i prokurorisë mund të ishte i suksesshëm vetëm nëse ata që dinin gjëra, do thoshin të vërtetën. Hoxha pranoi që në interes të drejtësisë ai duhet të fliste, por nuk konfirmoi që do ta bënte një gjë të tillë. Hoxha tha se shumë të tjerë kishin dijeni për këtë informacion. Disa prova të jashtme konfirmojnë variantin e Hoxhës.

Ai mund të ndihmojë për të shpjeguar pyetjen më të rëndësishme të momentit: Pse kryeministri ka nisur sulme kaq të fuqishme kundër institucioneve kushtetuese duke alarmuar komunitetin ndërkombëtar aq sa të vërë në diskutim kredencialet demokratike të Shqipërisë në një kohë kur kaq shumë gjëra janë në tavë në lidhje me NATO-n…”/Pamfleti