Tahiri do të “shkatërroj” sot pretendimet e Prokurorisë, do të dorëzoj dokumenta të reja kundër organit të akuzës


Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të paraqitet në Prokurorinë e Krlmeve të Rënda ditën e sotme në orën 12:30. Vetë ish-ministri konfirmoi se do të paraqesë prova të reja.

Tahiri do të shoqërohet nga avokati i tij Maks Haxhia. Ende nuk dihet se për çfarë çështje do të jenë provat që ish-ministri do paraqesë në Prokurori.

Krlmet e Rënda kanë shtyrë hetimet për Tahirin deri në muajin janar, ndërsa më pas do të vendoset edhe ‘fati’ i tij, lidhur me akuzat për përfshirje në tafikun e drrogës me bandën ‘Habilaj’.