‘T.u.r.p, por s’dua të gënjej’, Ardit Gjebrea bën rrëfimin më të sinqertë


Moderatori i njohur i “Të dielës shqipare”, Ardit Gjebrea, ishte së fundmi i ftuar në aktivitetin e Ministrisë së Kulturës, “Takohemi për një libër”, ku bëri një kritikë për veten dhe personat që vepronin njëjtë me të.

Sipas “Iconstyle”, Gjebrea tregoi se nuk lexon rregullisht, as me vajzën e tij të vogël, Annën. Moderatori u shpreh se ndonjëherë, duke u marrë me punën dhe duke i dhënë prioritet asaj, njerëzit harrojnë familjen dhe veten dhe pendohen qe nuk janë marrë me ta.

“Libri është një nga ato gjërat e shëndetshme që ne, pa diskutim, duhet ta bëjmë, kështu që, duke nisur nga vetja, me një turp të madh, por duhet ta pranoj sepse nuk dua të gënjej. Nuk lexoj, me Annën sidomos, por duhet të lexojmë dhe duhet t’u japim këtë kulturë fëmijëve tanë. Kështu që një shuplakë ia dhashë vetes dhe pastaj të gjithë atyre që sillen po njësoj.”- është shprehur moderatori.