/Surprizë në mesnatë, Bora Zemani feston ditëlindjen në mes të rrugës

Surprizë në mesnatë, Bora Zemani feston ditëlindjen në mes të rrugës

Ditën e sotme, moderatorja shumë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Bora Zemani, feston 27-vjetorin e lindjes së saj.

Nëpërmjet fotove e videove të shumta në Instastory, Bora ka treguar se këtë vit ka qenë një ditëlindje e veçantë, pasi përveç surprizës së miqve në mesnatë, ajo është surprizuar edhe nga moti.

Moderatorja është shfaqur në Instastory duke shijuar dëborën në Tiranë, teksa këndonte në mes të rrugës me mikeshën e saj, Semi Jaupajn. Gjithashtu, Bora ka ndarë me ndjekësit edhe dy tortat e ditëlindjes, të cilat kishin qirinjtë me numrin e moshës 27.