/Sulmuesi i Kombëtares “peng” te grekët, ja plani i Shqipërisë

Sulmuesi i Kombëtares “peng” te grekët, ja plani i Shqipërisë

Në Greqi gjendet një numër i madh popullsie shqiptare. Disa prej tyre janë bij emigrantësh që kanë lindur në shtetin helen apo të tjerë që kanë shkuar si emigrantë dhe, pasi kanë kaluar të gjitha procedurat shtetërore dhe sipas të gjitha rregullave, janë pajisur me pasaportën greke. Një rast i tillë është ai i vlonjatit Fiorin Durmishaj. Por, risku për meshkujt është që duhet të kryejnë shërbimin ushtarak. Ky detyrim privon për nëntë muaj mundësinë e daljes jashtë kufijve shtetërorë të Greqisë. Në të kundërt, rriskohet arresIimi.

DURMISHAJ – Një prej rasteve të tilla është i Fiorin Durmishajt. Sulmuesi i Kombëtares Shpresa të Shqipërisë zotëron pasaportën helene dhe në grumbullimin e fundit të ekipit U-21 mungoi për shkak se i duhet të kryente shërbimin ushtarak. “Panorama Sport”, nga burime informacioni në Greqi, ka mësuar se procedura e shërbimit ushtarak është e tillë që i privon mundësinë e largimit jashtë territorit helen lojtarit për nëntë muaj, pasi në të kundërt rrezlkon arrestlmin. Kjo është procedura standarde për cilindo shtetas që ka një pasaportë greke. Çka do të thotë se që nga muaji shtator, Durmishaj për afro një vit nuk mund të bashkohet me asnjë Kombëtare shqiptare gjatë kësaj periudhe, duke qenë se nuk mund të largohet nga shteti helen.

MUNDËSIA – Mirëpo, ekziston edhe një mundësi ligjore që në këtë hark kohor, futbollisti të mund të tentojë largimin. Sigurisht, jo me forcë apo në fshehtësi. Legjislacioni grek ofron mundësinë e një kërkese të posaçme në instancat shtetërore greke, të paktën një muaj përpara se futbollisti të ketë nevojë për të dalë jashtë kufijve shtetërorë. Edhe në këtë rast, leja nuk është domosdoshmërisht e pranueshme, por u mbetet në dorë punonjësve shtetërorë dhe instancave greke për ta aprovuar apo jo. Për futbollistin, gjatë kësaj periudhe, ka paraqitje të detyrueshme periodike në pikat e caktuara nga ministria.

KOMBËTARJA – Për sulmuesin shqiptar interesohet edhe kombëtarja helene. Lidhur me këtë rre-zik, Kombëtarja shqiptare ka gati planin që ta grumbullojë sa më shpejt të jetë e mundur sulmuesin e Panioniosit për ta aktivizuar dhe blinduar për të ardhmen.