SuImi i VOA-s ndaj qeverisë Rama/ Ngjela:Se shpejti…


Avokat Spartak Ngjela është shprehur se nëse Zëri Amerikës flet një herë është rast, por për herë të dytë është raport.

Sipas tij Zëri i Amerikës po ta kishte mik Ramën do të kishte heshtur.

“Nëse Zëri i Amerikës flet një herë është rast, nëse flet dy herë është raport. Ky është raport. Ky u thotë kazan. Të shikojmë si do të vejë. Zëri i Amerikës po ta kishte mik këtë do të kishte heshtur”,-u shpreh Ngjela.

Më tej ai tha se 3-4 herë të Zërit të Amerikës të çojnë në qeveri teknike.

“Ajo të çon në qeveri teknike. Ai që njeh politikën amerikane, 3 herë, 4 herë të Zërit të Amerikës të çojnë në qeveri teknike që kanë lidhje me zgjedhjet. I pari që e provoi Sali Berisha. Në momentin që nuk njohën zgjedhjet, shkoi në qeveri teknike”,-tha ndër të tjera avokati nga studio e emisionit “360 Gradë” ku ishte i ftuar.