Studentja që bëri Ramën për ujë të ftohtë ne Top Channel dhe mori duartrokitjen e të gjithëve


Një pjesë e studentëve protestues u gozh duan mbrëmjen e djeshme para kryeministrisë dhe kaluan natën nën temperaturat e ftohta pa u tundur.

Ndërkohë që një pjesë tjetër, ashtu edhe siç u den oncuan në media, pjesëtarë të FRESSH apo studentë të angazhuar më parë me forumin rinor të Partisë Socialiste u gjendën në studion e Top Show përballë kryeministrit Edi Rama.

Mes tyre, kishte edhe studentë të cilët e lanë pafjalë Ramën me kritikat e tyre me vend dhe kuptimplota.

Ajo që ra në sy, ishte një studente kurajoze e Juridikut e cila iu ankua atij për kushtet e mjerueshme në konvikte.

Në përfundim të fjalës së saj e reja u duartrokit, teksa dhe vetë Rama tha se e meritonte pasi kishte artikuluar shumë mirë kërkesat e saj.