Studentja e Drejtësisë e thotë hapur: Argita Berisha na urdhëroi të lëmë mësimin


Një studente e Fakultetit të Drejtësisë i ka shkruar gazetës TemA për atë që ka ndodhur sot në mjediset e Fakultetit të Drejtësisë.

Ajo thotë se pedagogia Argita Berisha, ka refuzuar të bëjë orën e leksionit, duke i urdhëruar studentët të bashkohen me të tjerët në Bulevard.Argita Berisha është vajza e ish kryeministrit Berisha, e njohur për sk andalet e mëdha në kohën e qeverisjes së PD, kur u kërkonte 3 milionë euro investitorëve për një firmë të babait të saj.

Ajo ka emëruar shumicën e stafit pedagogjik në Fakultet dhe është shumë aktive në përpjekjet për të bojkotuar mësimin nga studentët.