/Studenti “shupIakë” në fytyrë Bashës: Jeni përfolur për afera, politikanë si ju vetëm kanë dëmtuar Shqipërinë!

Studenti “shupIakë” në fytyrë Bashës: Jeni përfolur për afera, politikanë si ju vetëm kanë dëmtuar Shqipërinë!

Lulzim Basha, është vënë në siklet, në një takim me të rinjtë, ku ka marrë pjesë pasditen e kësaj të mërkure. Basha ka folur në forumin “Studentët për qeverisjen e mirë”, duke treguar sukseset e tij si student në Holandë.

Por, një nga studentët që ka marrë fjalën për të folur, i ka thënë Bashës në sy se ai është produkt i një politike që më shumë i ka sjellë dëme Shqipërisë, se sa të mira.

“Ju të gjithë si politikanë jeni të përfolur për afera. Vendimin për këto e jep gjykata, por unë si i ri flas për perceptimin publik që është krijuar për ju zoti Basha. Dhe ky përceptim për politikanë si ju, është një nga arsyet pse të rinjtë largohen nga vendi”, tha i riu i pranishëm në panel.