Studenti i Oxfordit: Partitë grinden kur iku Gjermani i fundit ndërkohë që shqiptari i fundit po largohet drejt Gjermanisë


Studenti i Oxfordit, Endri Shabani, në valën e mosmarrveshjeve historike të palëve të politikës shqiptare, nëse Shqipëria është çliruar më 28 apo 29 nëntor ka bërë një koment që po kthehet në viral.

“Partitë grinden akoma për datën kur u largua gjermani i fundit nga Shqipëria. Ndërkohë po i afrohemi ditës kur edhe shqiptari i fundit do largohet drejt Gjermanisë”, shkruan Shabani lidhur ikjen masive të shqiptarëve nga vendi.