Studentët i marrin megafonin shkrimtarit të njohur dhe e largojnë nga protesta. Tentoi të politizonte studentat


Studentët përzënë shkrimtarin Edmond Tupe nga protesta.

Kjo është një video e siguruar nga newsbomb.al që tregon se si studentët i marin megafonin Tupes kur ky i fundit, nga rreshti i parë i protestës, kërkon të flasë.

Studentët nuk kanë pranuar as dje mbështetjen e politikanëve apo figurave të ekranit duke thënë se mund t’ia dalin të vetëm.

Ata i druhen politizimit të protestës që në fakt do zhvendoste vëmendjen nga kërkesat e tyre reale.

“Jo politikë, jo politikë”, dëgjohet të thërrasin studentët vazhdimisht.

https://www.facebook.com/newsbomb.al/videos/1929386667157323/?t=0