/Stresi do te lirohet,miku i tij nxjerr sekretin e madh (Foto)

Stresi do te lirohet,miku i tij nxjerr sekretin e madh (Foto)

Vetëm pak më parë, në profilin e Stresit në Instagram u publikua një video nga kënga e tij konkurrente në “Kënga Magjike”, duke treguar që ajo kishte arritur 1 milion klikime në Youtube.

Nje milion shikime. Faleminderit të gjithëve, shihemi së shpejti”, shkruhej në postimin e reperit, që i shtangu të gjithë pasi u vu në mëdyshje nëse Stresi ishte liruar nga burgu apo dikush tjetër e kishte postuar këtë foto.

Pas këtij postimi, një tjetër foto është duke bërë xhiron e rrjetit. Një shok i Stresit ka hedhur një foto ku shfaqet krah babait të reperit, Sali Lushajt dhe shkruan poshtë saj se pas dy javësh reperi i njohur do të lirohet. “Për dy javë, Stresi i lirë.

Faleminderit Zotit që dëgjoi lutjet tona”, ka shkruar miku i Stresit në diçiturën e fotos, ndërkohë që vihen re komentet e shumta për lirimin e reperit.