Strakosha hero, pret dy penallti dhe eIiminon Interin nga Kupa e Italisë


Lazio ia ka dalë të kualifikohet për në gjysmë finalet e Kupës së Italisë pasi ka eIiminuar sot Interin falë goditjeve të penalltive.

Heroi i mbrëmjes padyshim ka qenë Thomas Strakosha i cili priti dy penallti vendimtare duke i dhënë triumfin e madh lacialëve.

90 minutat u mbyllën në barazim 0-0, ndërsa në kohën shtesë, Imobile kaloi Lazion në avantazh, teksa Ikardi barazoi shifrat duke bërë që gjithçka të vendosej te penalltitë.

Aty futet në skenë pukërisht Strakosha i cili pret penalltitë e Martinez dhe Naingolan duke prerë biletën e gjysmëfinaleve.

https://youtu.be/Y4dsobVKSKA