Sozi e ‘Melekut’, vogëlushja shqiptare pushton rrjetin


Është vetëm 6 vjeç, por me aktrimin si profesioniste aktorja turke Beren Gokyildiz e njohur si “Melek”, ka bërë që seriali “Nënë” të thyejë rekordet e audiencës.

Ashtu si emri i saj në serial “Melek”, edhe Beren është një vogëlushe porsi një ëngjëll dhe shumë e lezetshme që ka fituar zemrat e të gjithë publikut.

Por sozia e aktores turke, është një shqiptare. Fotot e Loresa Shala nga Prishtina kanë pushtuar sot rrjetin.

Loresa ngjan shumë me Beren Gokyildiz dhe në rrjetet sociale të prindërve të saj ka shumë komente që e krahasojnë me aktoren turke.

Jo vetëm në pamje, por Beren dhe Loresa janë gjithashtu edhe moshatare, të dyja janë 6 vjeç.