/Sot “Protesta Kombëtare”, çfarë pritet të ndodhë?

Sot “Protesta Kombëtare”, çfarë pritet të ndodhë?

Sot shënohet dita e 13-të e protestës studentore, një ditë e cilësuar si “Protestë Kombëtare”, pasi të gjithë studentët e rretheve dhe nga të gjitha Fakultetet e Univeritetet e Tiranës do të bashkohen për të kërkuar plotësimin e 8 kërkesave.

Ata janë të vendosur se protesta nuk do të marrë ngjyrime politike dhe se nuk do të dialogojnë me Ramën.

Ky i fundit ka insistuar fort në rrjetet sociale kohë e fundit për të dialoguar me studentët si synim për të zgjidhur ngërçin që ka kapluar sistemin arsimor.