/Sot ditë e madhe në familjen Rama, 9 vite nga MARTESA e Kryeministrit me Lindën, DETAJE nga dasma më e komentuar: Nga PUTHJA e çiftit deri te LULET e Berishës dhe Metës (E PLOTË)

Sot ditë e madhe në familjen Rama, 9 vite nga MARTESA e Kryeministrit me Lindën, DETAJE nga dasma më e komentuar: Nga PUTHJA e çiftit deri te LULET e Berishës dhe Metës (E PLOTË)

Sot është një ditë e veçantë në familjen e kryeministrit Edi Rama. Pikërisht sot mbushet plot 9 vjet nga dita kur Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama i thanë ‘po’ njëri-tjetrit, duke kurorëzuar lidhjen e tyre në martesë.

Dasma tradicionale e kryeministrit Rama në atë kohë kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe Partisë Socialiste bëri shumë bujë. Përmes këtij artikulli Newsbomb.al ju sjell disa nga detajet më interesante të dasmës shqiptare më të komentuar ndër vite.

Imazhi që secili i ka mbetur në mendje është pikërisht puthja pasionante e Ramës dhe Lindës. Ndonëse kryeministri njihet si personazh modern, në atë kohë tërhoqi vëmendje dasma e tij tradicionale ku ftoi miq, të afërmit dhe shokët e tij më të ngushtë.

Sytë padyshim ishin të gjithë nga çifti të cilët u shfaqën në këtë mënyrë në ditën më të bukur të jetës së tyre. Rama me kostum serioz dhe Linda me një fustan për mbrëmje gala.

Ceremonia e dasmës u zhvillua te lokali i njohur ‘Xibraku’, ndërsa policia e Tiranës prej orësh qendroi në gatishmëri për të shmangur trafikun, megjithatë 500 të ftuar ishin vështirë të menaxhoheshin në atë zonë. Në orën 17:00 filluan të vijnë të ftuarit e parë, ndërsa ra në sy djali i Ramës Gregori i cili qendronte përkrah xhaxhait të tij Olsi Ramës.

Banketi ishte vendosur në të dyja anët e sallës dhe çifti i ri kishte vendosur që gjithçka të ishte shqiptare. Duke nisur nga vera dhe për të përfunduar tek “sushi japonez”, gjithçka ishte përgatitur në Shqipëri për t’i dhënë dasmës një ngjyrë patriotike.

Pak minuta më vonë në sallë hyri çifti Linda dhe Edi Rama, të cilët u pritën me duartrokitje nga të gjithë. Ata ecën në rrugicën e ngushtë duke u mbajtur për dore dhe tek të dy të sapomartuarit vihej re emocion i madh.

Pas ndërrimit të unazave u kërkua puthja tradicionale e çiftit të ri dhe kjo vuri shumë në siklet Linda Ramën. Nusja iu afrua dhëndrit dhe e puthi në faqe, por Rama i tregoi me gisht buzën dhe kërkoi që puthja të ishte aty. Mes të qeshurave dhe duartrokitjeve të sallës Linda, e skuqur në fytyrë, u afrua tek Edi dhe me shumë turp e puthi lehtë në buzë.

Pas kësaj në podium u ngjitën djali i Edi Ramës, Gregori dhe vajza e Lindës, Rea Xhillari. Linda, tepër e mallëngjyer, përqafoi dhe puthi vajzën e saj dhe më pas Gregorin.

Pas kësaj vendin në podium e mori Olsi Rama, vëllai i vogël i Edit. Ai bëri përshëndetjen në emër të familjes Rama dhe më pas i uroi çiftit jetë të lumtur.

Në dasmë mund të ishin më shumë se 500 njerëz, por munguan më të afërtit e çiftit. Edi shoqërohej nga djali Gregori dhe vëllai Olsi, por jo nga nëna e tij, Aneta. Të njëjtën gjë bënë edhe prindërit e Lindës.

Një detaj i veçantë i dasmës ishin tendat e grevës së urisë të cilat në atë kohë ishin shumë të rëndësishme për Ramën, të cilat në dasmën e tij i kishte veddosur te pjesa e koktejlit.

I vetmi që mori pjesë në dasmë nga mazhoranca ishte Nikoll Lesi, në atë kohë zv.ministër i Kulturës.

Nuk mund të lëmë pa përmendur edhe lulet Berisha-Meta. Kryeministri i asaj kohe, Sali Berisha nuk shkoi në dasmë, por u kujdes të dërgonte një buqetë me lule në emër të tij dhe bashkëshortes Liri Berisha.

“I urojmë çiftit të ri fat, shëndet dhe lumturi në jetën e tyre bashkëshortore”,- thuhej në kartolinën që shoqëronte buqetën.

Të njëjtën gjë bëri edhe Ilir Meta, asokohe kryetar i LSI. /NEWSBO,MB.AL/