/Sokol Olldashi mbushi sot pesë vite nga aks;denti që i mori jetën, heshtja e të gjithëve flet shumë…

Sokol Olldashi mbushi sot pesë vite nga aks;denti që i mori jetën, heshtja e të gjithëve flet shumë…

Në mbrëmjen e 19 nëntorit të vitit 2013 politika shqiptare, media dhe të gjithë shqiptarët mbetën të shok.uar nga një aks;dent tr*gjik në segmentin e rrugës Tiranë-Elbasan, ku humbl jetën ish ministri i Brendshëm dhe i Transporteve, deputet i PD asokohe, Sokol Olldashi.

Një ngjarje e cila për ironi të fatit kishte ndodhur pikërisht në rrugën që Olldashi si ministër i Transporteve kishte kontribuar vetë të ndërtohej, por që dhe sot e kësaj dite mbeti e papërfunduar, ndërkohë që i morl jetën vetë ish ministrit.

Ekspertë të ndryshëm rrugorë, kr*mlnalistë dhe të tjerë, janë shprehur se ka shumë paqartësi deri në përpjekje për të mbuluar një të vërtetë, në tërë hetimin e kësaj ngjarjeje tra.gjike.

Në aspektin politik, në krye të herës kjo ngjarje tra.gjike ku humbi jetën Sokol Olldashi ka ardhur pas një përpIasjeje të fortë të tij me njerëzit që qëndronin pas Bashës, në garën për të marrë drejtimin e PD pas dorëheqjes së Berishës, i cili humbi thellë në qershor 2013.

Ndërkohë që Olldashi, vetëm pak ditë para aksi.dentit tr*gjik, kishte mbajtur një fjalim të fortë në Kuvend duke deklaruar se partitë, përfshirë dhe PD e PS, ishin financuar nga krlml.

Por nga ana tjetër dhe të tjerë elementë krijojnë dyshime, ku mbetet mister fakti se kush ishte në makinë me Olldashin kur humbi jetën, pse nuk zbardhet telefonata e fundit që ka bërë dhe çfarë fsheh në të vërtetë shpejtësia me të cilën u mbyllën hetimet.

Eskpertët teknikë thonë se një makinë e tillë si super-Benzi i Sokol Olldashit e ka shumë të vështirë që të përmbyset, pasi ka bazament të fortë, por dhe dëmtimi i paktë i makinës lë shumë për të dyshuar se më shumë se aksldent, ka qënë një vr*sje.

Dyshimet shtohen akoma më shumë për vetë faktin se shpejtësia e fiksuar e lëvizjes së makinës së ish ministrit ishte më pak se 55 kilometra në orë, një shpejtësi që e përjashton përmbysjen e këtij automjeti të bIinduar.

Ndërkohë që makina është gjetur pak e dëmtuar, dhe duke qënë automatike, nëse ecën përpara, në asnjë moment dhe kur ndalohet, apo është ndezur nuk lëviz prapa, në marsh indietro, duke ngritur dyshimin se lëvizja mbrapsht është bërë nga një dorë tjetër nga jashtë, deri në përmbysjen e automjetit.

Ndërkohë që ekspert.iza e trupit të Olldashit thotë se ishte dëmtuar shumë në pjesën e sipërme të kokës, në atë që quhet pjesa e butë, ndërsa nënvizohej në ekspert.izë se në sediljen e makinës u gjetën disa pika gja.ku.

Gjithkush e di se dëmtimi në këtë pjesë të kokës, mund të shkaktojë një rrjedhje të madhe gjaku dhe jo disa pika, ndërkohë që pas këtyre fakteve marrin “udhë” teoritë konspirative, por asnjëherë të vertetuara, se përmbysja e makinës kishte ndodhur me trupin e “ftohur” të Olldashit brenda.

Të gjithë këto dyshime nuk kanë gjetur ende shpjegim, ndërkohë që ende nuk ka një nismë për të rikthyer hetimet e kësaj ngjarjeje tra*ike të 19 nëntorit të para pesë viteve.

Ndërkohë që Sokol Olldashi mbushi sot pesë vite që është ndarë në mënyrë tra*ike nga jeta, ajo që vihet re ditën e sotme është heshtja totale dhe vrastare e PD dhe e lidershipit të saj.

Nuk ka asnjë përkujtimore nga ana e strukturave të larta të PD, të paktën deri më tani nuk ka asnjë lajmërim të tillë për mediat, ndërkohë që as që është përmendur nga lidershipi demokrat.

Madje dhe Sali Berisha, ish kryeministri i PD që nuk lë skutë pa u futur dhe me thashethem pa u marrë dhe postuar përmes “qytetarit dixhital”, ditën e sotme ka heshtur në të gjitha postimet e tij, ndërkohë që për Sokol Olldashin nuk ka shkruar asnjë fjalë.

Vetëvetiu lind pyetje: Çfarë ua ka mbyllur gojën Berishës, Bashës dhe lidershipit të PD që nuk përkujtojnë 5 vjetorin e ndarjes nga jeta të njërit prej drejtuesve dhe përfaqësuesve më të spikatur të PD ndër vite Sokol Olldashi?!

Heshtja vr.astare e PD vazhdon me në njejtën gjatësi vale me mist.erin e ndarjes së Olldashit nga jeta.Koha do ta vërtetojë ndoshta këtë mis.ter./Pamfleti