/Sokol Balla bën bashkë ministrin e Ramës dhe deputetin e PD

Sokol Balla bën bashkë ministrin e Ramës dhe deputetin e PD

Me rastin e 550 vjetorit të vd*kjes së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu u mbajt në Vatikan një koncert, ku performuan yje të njohur shqiptarë.

Në aktivitet mori pjesë një delegacion prej 200 vetësh, mes të cilëve edhe gazetari Sokol Balla.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetari Balla shfaqet krah deputetit demokrat Edi Paloka dhe ministrit të Diasporës Pandeli Majkos. Ata shfaqen mjaft të qeshur dhe duket se eventi i organizuar nga Papa Françesku i ka bërë t’i lënë mënjanë mëritë politike.