/Skocezët ‘e djegln’ në Shkodër, kërcejnë e këndojnë me këngëtaren (VIDEO)

Skocezët ‘e djegln’ në Shkodër, kërcejnë e këndojnë me këngëtaren (VIDEO)

Tifozët skocezë duket se po i shijojnë shumë ditët e tyre të qëndrimit në Shqipëri.

Dy ditët e fundit, rrugët e Tiranës kanë qenë të mbushura me grupe skocezësh të veshur me fustan e cila është veshja e tyre tradicionale.

Vizita e tyre ka të bëjë me ndeshjen e sotme në “Loro Boriçi” mes Shqipërisë dhe Skocisë.

Një grup i tyre ka mbërritur në Shkodër një ditë para ndeshjes.

Ata kanë zgjedhur të frekuentojnë një prej lokaleve të Shkodrës ku ka pasur muzikë ‘live’.

Tifozat skocezë nuk kanë nguruar të çohen të këndojnë e të kërcëjnë së bashku me këngëtaren.

Ashtu siç edhe pak më parë sollëm një tjetër video të skocezëve në Tiranë teksa konsumonin alkool edhe këndonin me zë të lartë në një prej lokaleve të kryeqytetit.

Mesa duket, skocezët janë qeflinj dhe i pëlqen argëtimi.