/‘S’kisha ilaç duarsh, letra higjienike’, Taulant Muka degje.neron ministrinë e Arsimit: Kam humbur 4 kile (Zbulon çfarë i ndodhi me zyrtarin italian)

‘S’kisha ilaç duarsh, letra higjienike’, Taulant Muka degje.neron ministrinë e Arsimit: Kam humbur 4 kile (Zbulon çfarë i ndodhi me zyrtarin italian)

Taulant Muka ka dhënë dorëheqjen ditën e djeshme nga posti i zv.ministrit të Arsimit, dhe dalje pas dalje ka nisur të hedhë më shumë dritë rreth largimit të tij.

Kështu, në Intv, në emisionin e mëngjesit me Flavion, Muka ka zbuluar gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet institucioni i ministrisë. Muka tha se s’kishte ilaç për duart, ujë, letra higjienike apo makinetë kafeje.

“Unë po them që në botë dhe roja është institucion, çdo njeri brenda ministrisë ka mundësi të shprehet lirshëm se për atë është thirrur atje.
Aty bëhen llafe, nuk dokumentohet gjë. Unë s’jam me këtë parim.

Unë aty ilacin për të larë duart e bleja vetë, letrën për të fshirë duart e bleja vetë dhe këto tregojnë shumë.

Janë më minimalet. Ujë të pijshëm, unë s’mund të pij ujë rubineti se jam dhe i shëndetit publik se dihen problematikat”, tha Muka ndërsa zbuloi një episod me një përfaqësues të ambasadës italiane në zyrën e tij në ministri..

“S’ka një makinetë kafe. Mua më ka ardhur përfaqësuesi i ambasadës italiane. Unë shkoja në 7 të mëngjesit në punë dhe kam humbur katër kile për dy javë se doja të punoja seriozisht. Kur më ka ardhur përfaqësuesi i ambasadës italiane më vinte zor të merrja në telefon një lokal aty e t’i thoja: më sill ujë e kafe, ndërkohë që në çdo vend të botës ka një makinetë. Kudo të vjen gota e ujit, në të gjitha vendet ku ka dinjitet e praktikë pune”, u shpreh ish-zv.ministri Muka.