Skenari më i fundit, deputetët e PS plan për shkarkimin e Ilir Metës, nisin lëvizjet për ‘blerjen’ e demokratëve, por…


Rritja e pazarit të Ilir Metës në këmbim të dekretimit të Sandër Lleshit ka futur në sherr Partinë Socialiste. Shumica e deputetëve të PS janë të mendimit se Ilir Meta duhet të shkarkohet me çdo kusht si President i Republikës dhe të bëhet gati për t’u përballur me Byronë Kombëtare të Hetimit.

Deputetët e PS kërkojnë aleancë me disa deputetë të PD për të bërë votat e nevojshme për shkarkimin e Metës. Ata, gjithashtu, janë penguar rëndë që e votuan Metën si Presidenti një vit më parë, duke i vënë Shqipërisë damkën më të madhe të turpit.

Por nisja e lëvizje për shkarkimin e Metës nuk pranohet nga Edi Rama. Disa ditë më parë, Rama i dërgoi nga një mesazh deputetëve të PS, duke u kërkuar që të mos bënin asnjë koment kundër Metës. Rama po ashtu është kundër një skenari për shkarkimin e Metës, të cilin disa javë më parë e quajti Presidentin më të mirë që ka pasur ndonjëherë vendi./Pamfleti