/Skenar si në filma, i dënuari gërmon një tunel 230 metra të gjatë për tu arratisur nga burgu

Skenar si në filma, i dënuari gërmon një tunel 230 metra të gjatë për tu arratisur nga burgu

Arratisja nga burgu është diçka që të burgosurit e mendojnë orë e çast. Dhe diçka të tillë pothuajse e ka bërë realitet një i burgosur në burgun Boa Vista, në Brazilin verior.

Judson Cunha Evangelista, 26 vjeç, kishte kaluar muaj të tërë duke gërmuar një tunel nën tualetin e qelisë së tij. Ai kishte arritur të gërmonte një tunel prej 230 metrash të gjatë që të nxirrte përtej murit rrethues të burgut.

Por në tentativë për tu arratisur ai u mbyt në tunel pasi besohet se ka pësuar një mungesë akute të oksigjenit, dhe pavarësisht se u kthye në qelinë e tij, 26 vjeçari vdiq.