/Skandal: Gangsterja e Elbasanit gjuan me shishe në mes të club-it

Skandal: Gangsterja e Elbasanit gjuan me shishe në mes të club-it

E njohur si “Gangsterja e Elbasanit”, Trejsi Sejdini u bë e njohur për publikun shqiptar para disa vitesh,  kur një video e saj dhe e një grupi shokësh që rrihnin një djalë u bë virale në internet.

Disa ditë më parë, ajo u shpreh se kishte ndryshuar dhe ishte penduar për veprimin e bërë. “Kam qenë 13-vjeçe, nuk e besoj dot që kam qenë e dhunshme”, u shpreh Trejsi gjatë një interviste.

Mirëpo, duket se gjërat nuk kanë ndryshuar shumë. Në rrjetet sociale po qarkullon një video, në të cilën Sejdini shihet duke kërcyer në ambientet e një clubi në Tiranë. Por brenda pak minutash ajo ka debatuar me dikë dhe ka qëlluar me shishe drejt personit.