SkandaI në Bashkinë e Tiranës/ I shohim çdo ditë në ekran, 2 gazetaret dalin të punësuara në Ujësjellës

Ermira kazani dhe Bieta Sulo janë 2 gazetare të njohura në Shqipëri. Njëra moderatore në top Channel, ndërsa tjetra zotëron një media online, por të dyja bashkohen në një pikë: Lidhja me qeverinë, ose më konkretisht me bashkinë Tiranë.

Kronikat e shumta apo artikujt në favor të kryetarit Erion Veliaj duket se kanë nga pas edhe një shpërblim.
2 gazetaret duket se kanë një pasion krejt tjetër pas gazetarisë, teksa të dyja figurojnë të punësuara në bashki.

Të dyja janë të punësuara tek Ujësjellësi i Tiranës, ku Ermira Kazhani paguhet plot 83 mijë lekë, si këshilltare ekonomike, ndërsa Bieta Sulo si specialiste paguhet 55 mijë lekë të reja nga taskat e qytetarëve të Tiranës.

Duket shumë qartë që të dyja postet janë fiktive, teksa dy gazetaret vijojnë të paguhen në fund të muajit për një punë që as nuk e bëjnë, siç shprehen burime të meganews.al

Pritet një reagim nga bashkia Tiranë.