Sinoptikanët na surprizojne perseri, nuk do e besoni ç’ndodh këto ditë me motin


MOTI NE VIJIM: Nga sot deri të premten, pritet që motit të jetë pjesërisht e kthjellët kryesisht paraditet dhe mbrëmjet ndërsa me vranësira e shira të përkohshëm gjatë mesditës dhe orëve të pasdites në pjesën më të madhe të territorit; priten rrebeshe afatshkurtra në zonat Lindore ndërsa zonat bregdetare paraqiten kryesisht me kthjellime dhe vranësira kalimtare, më të shpeshta gjatë pasditeve.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta gjatë mëngjeseve duke variuar nga 10 – 11°C vlerat më të ulëta gjatë mëngjesve në zonat Lindore deri në 17 – 20°C mëngjeset në Ultësirën Perëndimore.

Po ashtu, orët e mesditës pritet të shënojnë vlera termike të larta duke u luhatur nga 24 – 27°C maksimumi në zonat malore deri në 28 – 31°C vlerat maksimale në zonat e ulëta dhe bregdetare.