/Si t’i bëni letrat e lagura vetë në shtëpi dhe të shpëtoni nga kimikatet (VIDEO)

Si t’i bëni letrat e lagura vetë në shtëpi dhe të shpëtoni nga kimikatet (VIDEO)

Letrat e lagura janë një mjet i domosdoshëm sidomos për nënat me fëmijë të vegjël, madje në shumicën e rasteve ato zëvendësojnë ujin.

Ekspertët e ndalojnë rreptësisht përdorimin e tyre në fytyrën e fëmijëve, pasi letrat e lagura kanë në përbërje të tyre kimikate si Metilisotializoline, një agjent kimik i cili mund të vendosë në rrezik shëndetin e fëmijëve.

Mirëpo ju mund t’i bëni vetë letrat e lagura dhe të shpëtoni prej kimikateve.

Një nënë australiane e ka dëshmuar këtë me një video, e cila ka bërë menjëherë xhiron e internetit.

Joy Ratima nga Melbourne ka shpërndarë një video ku tregon se si me tre produkte të vetme dhe në 3 minuta, i bën vetë letrat e lagura për pastrimin e bebeve.

Kështu do të kurseni jo vetëm para por edhe nuk do të rrezikoheni nga kimikatet.

Për këtë ju duhen vetëm letra, vaj kokosi dhe larës trupi.

Procesi fillon duke prerë në gjysmë një rul letre kuzhine dhe duke i futur të dy pjesët në kuti plastike prej 125ml.

Hapi i dytë përfshin krijimin e një përzierje me vaj kokosi dhe larës trupi pa kimikate, të tretur me pak ujë.

Përzierjes më pas i shtohet ujë i zier dhe hidhet në kutitë e plastikës ku ndodhen letrat.