Si quhet i vogli që vjen nga kryqëzimi i zebrës me gomarin?


Ky është i vogli i një zebre apo i një gomari? Përgjigjja nuk është edhe aq bardhë e zi, sepse ai është Zippy i cili vjen nga kryqëzimi zebër-gomar në Britani.

Zippy ka lindur më 2 tetor në fermën e Kristine Turner në Britani. Nëna e tij, Ziggy, një zebër gjashtëvjeçare, ndan fushat me 9 gomarë.

Kështu, pronarja e fermës filloi të bënte përpjekje për prodhuar një zebër ultra-të rrallë të kryqëzuar duke iu prezantuar femrave disa gomarë “tërheqës”.

Gjatë viteve përpjekje ajo kishte hequr dorë nga “ëndërra” e saj për kryqëzimin derisa Rag, një gomar katërvjeçar, e bëri veprën.

Zonja Turner mbeti e befasuar kur u zgjua në mëngjes dhe zbuloi se Ziggy kishte lindur natën. Rezultati ishte një vogëlush që kishte gëzofin si të gomarit dhe këmbët me vija bardhë e zi si të zebrës.

Në anglisht ai quhet zonkey, një bashkim mes donkey dhe Zebra.

Kryqzimet e rracave me zebrat, të njohur si zebroids kanë filluar të bëhen që në shekullin e 19-të. Shumë prej tyre janë gjetur në shkrimet e Charles Darwin-it.